15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMë mirë për Tetovën i dhuroi qytetit 50 shporta mbeturinash nga pagat...

Më mirë për Tetovën i dhuroi qytetit 50 shporta mbeturinash nga pagat e dy këshilltarëve

Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” (MMPT) sot përmes një aksioni publik,njoftoi se nga një pjesë e rrogave të dy këshilltarëve të tyre kanë shkuar për donacion të 50 shportave të mbeturinave të cilat do vendosen në qytet. Për t’u vendosur të njëjtat, kjo duhet të pranohet nga këshilli komunal si donacion, pra të merr leje, e njëjta pritet të bëhet pas konstituimit të këshillit të ri pas zgjedhjeve të 20 gushtit, 

Kjo nismë thotë se përmes kësaj kanë përmbushur një nga premtimet e tyre parazgjedhore të vitit të kaluar.

“Prezantuam se të gjithë rrogat tona që do i marrim do i dhurojmë për të mirën e qytetit dhe organizatave të cilat punojnë për të. Dy muajt e parë i dorëzuam organizatës joqeveritare e cila merret me mbrojtjen e viktimave nga dhuna ndaj grave, dy rrogat tjera i dorëzuam për aktivitete humanitare- iftare dy rroga tjera i dorëzuam për bursa, organizatës Penda dhe njëkohësisht dy rroga tjera i kemi dhuruar për shportat të cilat i prezantojmë sot.  Shportat janë nga metali të cilat do të montohen në qytet, është faza e parë dhe më pastaj do vazhdohet me fazën e dytë dhe më tej nga të ardhurat të cilat do i kemi në këshillin e ardhshëm”, tha Hamdi Sulemani nga MMPT

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments