11.1 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeMë mirë për Tetovën: Bilall Kasami nuk ua prish terasat njerëzve të...

Më mirë për Tetovën: Bilall Kasami nuk ua prish terasat njerëzve të BESËS

Më mirë për Tetovën

Javëve të fundit jemi dëshmitarë të aksioneve nga Inspektorati Komunal për lirimin e hapësirave të uzurpuara publike. Ky veprim është për t’u përshendetur dhe shpresojmë që aksione të tilla duhet të ndërmerren më shpesh që qytetarët të mund të lëvizin më lirshëm dhe të shfrytëzojnë hapësirat që u takojnë atyre.
Fatkeqësisht disa nga këta aksione janë bërë vetëm për propagandë. I tillë është rasti tek tregu i gjelbër ku situata me shitësit ambulant mbetet e njejtë.
Para disa muajve Kryetari i Komunës lajmëroi se disa kafeteri dhe restorane me vetiniciativë kanë larguar terasat e tyre të vendosura gabimisht që kishin uzurpuar hapsirën publike. Kjo zgjati vetëm gjatë muajve të dimrit dhe tani përsëri jemi kthyer në gjendjen e mëparshme.
Ironia më e madhe është se një nga restoranet që uzurpon hapësirën publike është “Mantis” e Z. Adnan Beadini, ushtrues detyre Udhëheqës i Sektorit për Urbanizëm në Komunen e Tetovës.
Personi i cili duhet ta mbrojë hapësiren publike dhe lëvizjen e lirë të qytetarve, nuk e respekton ligjin dhe detyrën të cilën ushtron. Si mund të presim që gjendja në qytet të përmirësohet kur ligji nuk respektohet nga vetë udhëheqësit komunal?
Apelojme deri tek Kryetari i Komunes që të ushtrojë autoritetin e vet dhe të ndërmerr masat e nevojshme në këtë drejtim! Kryetari i Komunës duhet të dëshmojë që dallon nga udhëheqësia paraprake dhe se nuk ka standarde te dyfishta në punën e tij. Kjo fillon me lirimin e trotuarit tek restorani i u. d. i Sektorit për Urbanizëm. Në të kundërtën do të vazhdojë të cënohet siguria e këmbësorëve që detyrohen të ecin në mes të rrugës.
Çdo veprim shtesë para se të pastrohet hapësira në fjalë është propagandë e zbehtë politike dhe hipokrizi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments