Në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar konstituuimi i Këshillave Bashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Gjatë ditës së sotme është betuar Dhimitraq Toli si dhe është konstituuar Këshilli Bashkiak. Gjatë ceremonisë u luajt himni grek dhe shqiptar, si dhe ishin flamujt e të dy vendeve. Po kështu kryebashkiaku Toli mbajti fjalë në të dy gjuhët.
Të pranishëm gjatë konstituimit ishin deputetët Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Artemis Malo, si dhe zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda e prefekti Astrit Aliaj.
Dropulli drejtohej katër vitet e fundit nga një kryebashkiak i PD-së, i cili nuk ishte i pranishëm teksa hyri në zyrë kryetari i ri. Kujtojmë se Dropullit është njësia vendore më e madhe e minoritetit etnik grek në Shqipëri.


