7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMë ftohtë dhe më shumë borë në Kodrën e Diellit

Më ftohtë dhe më shumë borë në Kodrën e Diellit

Në vendin tonë sot më ftohtë është në Kodër të Diellit, ku në ora 07:0 të mëngjesit është regjistruar temperaturë prej -8 gradë Celsius, vijon Mavrova me -6, Kriva Pallanka, Tetova dhe Krusheva me -4 gradë Celsius, përcjell TV21. Në Ohër, Prilep dhe Dibër është regjistruar temperaturë prej -3 gradë, në Pretor, Manastir, Shtip, Vinicë dhe Strumicë -2 gradë, kurse një gradë nën zero është regjistruar në Berovë dhe Shkup-Zajçev Rid.

Në Kodër të Diellit ka shtresë të borës deri në 53 cm, kurse në Mavrovë është regjistruar shtresë prej 33 cm, 17 cm shtresë e borës është regjistruar në Pozharane, kurse 14 në Krushevë.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi verior, veçanërisht përgjatë Vardarit.

Pasdite dhe gjatë natës kryesisht në pjesët veriore do të ketë reshje të borës, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjisë.

bore. Më pas në ditët në vijim do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe i thatë, nga e hëna me periudha më të gjata me diell dhe ulje të temperaturave të mëngjesit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments