U përcoll për në banesën e fundit aktori i njohur shqiptar, Luran Ahmeti. Qindra miq, familjarë, kolegë e personalitet të njohura i dhanë lamtumirën sot Luranit, në varrezat e Butelit në Shkup.
Luran Ahmeti u përcoll me duartrokitje nga miqtë e tij, si shenjë e asaj që ai e ka dashur më së shumti, duartrokitjet e publikut dhe adhuruesve të artit të tij.
Luran Ahmeti ndërroi jetë pas komplikimeve nga virusi Covid-19 në Klinikën Infektive në Shkup. Pas vetes la bashkëshorten dhe vajzën 6 vjeçare, prindërit dhe motrën e tij.
Redaksia e in7.tv i shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që njohën Luranin dhe veprën e tij./in7.tv