www.telegrami.mk
REFLEKTIM APO HESHTJE ME PRAPAVIJË?
Data: 19.08.2026
Më 11 gusht, zëdhënësi i VLEN-it Dritan Sulejmani plus zëvendës ministër i Arsimit deklaroi publikisht: „Nuk e kemi parë“, duke iu referuar spotit të përgatitur për 35-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kanë kaluar 8 ditë.
Pyetja është e thjeshtë: A e ka parë ndërkohë VLEN-i spotin?
• Më 11 gusht: „Nuk e kemi parë.“
• Sot, 19 gusht: Spotin a e kanë parë apo ende jo?
• Nëse e kanë parë, pse nuk ka një qëndrim të qartë?
• Nëse nuk e kanë parë, çfarë po presin?
• Dhe nëse e kanë parë, por kanë zgjedhur të heshtin, a është kjo heshtje politike?
Një spot për 35-vjetorin e pavarësisë së shtetit nuk është thjesht një material promocional. Ai është edhe një mesazh politik, institucional dhe simbolik.
Prandaj, heshtja e një partie që është pjesë e pushtetit mund të interpretohet në dy mënyra:
REFLEKTIM – apo HESHTJE ME PRAPAVIJË?
Sepse pas deklaratës së 11 gushtit „Nuk e kemi parë“, sot, më 19 gusht, pyetja nuk është më vetëm nëse e kanë parë.
Pyetja është: Çfarë panë kur e panë – dhe pse nuk po flasin?
Ndoshta përgjigjja e VLEN-it do të ishte më e qartë se vetë spoti…www.telegrami.mk
