4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMbyllen 14 lokale në Tetovë, nuk zbatuan masat e rekomanduara

Mbyllen 14 lokale në Tetovë, nuk zbatuan masat e rekomanduara

Gjithsejtë 14 objekte hotelierike janë mbyllur në rajonin e Tetovës në periudhë prej 24 orëve. Nga ora 07:00 e ditës së djeshme deri sot në ora 07:00. Mbyllja e tyre pasoi për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve dhe masave të Qeverisë, në drejtim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Për pronarët e lokaleve janë përgatitur padi adekuate. Gjatë të njëjtës periudhë 30/31 mars nga 07 deri në 07, në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë, janë hasur dhe dy persona të cilët nuk kanë respektuar masën për kufizim të lëvizjes.

Personat në fjalë janë arrestuar dhe mbajtur në stacionin policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit edhe ndaj tyre do të ngritën padi adekuate.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments