19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMbrëmë në Tetovë janë arrestuar tre persona

Mbrëmë në Tetovë janë arrestuar tre persona

Zv. ministrja e MPB-së, Slavjanka Petrovska ka publikuar se për dy orë pas fillimi të orës policore, mbrëmë në Tetovë janë arrestuar tre persona të cilët nuk kanë respektuar orarin e lëvizjes. Ajo i vizitoi pikat nëpër qytet dhe theksoi se policia vepron në interes të qytetarëve.

“Jam në vizitë të pikave kryesore të territorit të SPB Tetovë. Bisedova me njësitë e MPB-së të cilët janë të vendosur në pikat Monopol, Shkolla e Medicinës dhe Bogovinjë. Deri në këtë moment janë arrestuar tre persona të cilët nuk kanë respektuar ndalimin e lëvizjes, ndërsa gjithsej 40 vetura janë kontrolluar. Policia vepron në interes të qytetarëve dhe angazhohet për të mirën e të gjithëve”, tha Petrovska.

Policia nga stacioni i policor i Gostivarit në tre orët e para të orës policore ka kontrolluar 29 automjete, gjegjësisht 31 persona të legjitimuar.

Ora policore fillon në orën 21:00 dhe vazhdon deri ora 05:00 të mëngjesit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments