7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeMblidhen për gjashtë lista nënshkrime për kandidim të deputetëve të pavarur

Mblidhen për gjashtë lista nënshkrime për kandidim të deputetëve të pavarur

Në zyrat rajonale të KSHZ-së po mblidhen nënshkrime për gjashtë lista të pavarura të kandidatëve për deputetë në Kuvend në zgjedhjet e caktuara më 12 prill. Sipas informacioneve të KSHZ-së, deri tani nuk ka njoftime për asnjë kandidat se mbledh nënshkrime në noter, që është dispozitë e re në Kodin zgjedhor me ndryshimet e fundit të miratuara para shpërndarjes së Kuvendit.

Çdo votues nënshkrimin e tij mund ta jep për më shumë lista të kandidatëve për deputetë. Personat që e dorëzojnë listën duhet të kenë të drejtë votimi dhe vendbanim të përhershëm në territorin e njësisë zgjedhore, komunës ose Qytetit të Shkupit.

Që të mund të dorëzohet deri në KSHZ, për listën duhet të nënshkruajnë një mijë votues.

Afati i mbledhjes së nënshkrimeve për kandidim të listave të pavarura të deputetëve mbaron më 6 mars në mesnatë.

Nënshkrime për kandidim të kandidatëve për deputet në Kuvend në zgjedhjet e 12 prillit në Njësinë 1 mbledhin grup i udhëhequr nga Emilija Geleva.

Në Njësinë 2 nënshkrime mblidhen nga grup i udhëhequr nga Igor Cvetkovski, në Njësinë 6 nga Ismail Boda, në 4 nga Petar Kotevski, ndërsa në Njësinë zgjedhore 5 nga Goran Taskovski.

Në njësinë 3 nënshkrimet mblidhen nga grupi i udhëhequr nga Zoran Mijallkov.

Listat e kandidatëve për deputetë në Kuvend, partitë politike dhe grupet e zgjedhësve duhet t’i dorëzojnë më së voni deri më 12 mars në mesnatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments