15.5 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeMbi 67 mijë persona i vizituan hotelet në Kosovë në muajin janar

Mbi 67 mijë persona i vizituan hotelet në Kosovë në muajin janar

Në janar mbi 67 mijë persona i vizituan hotelet në Kosovë.

67 mijë e 138 persona i kanë vizituar hotelet në Kosovë gjatë muajit janar.

Kështu bëjnë të ditur të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Sipas ASK-së, 209 hotele ishin pjesë e anketës që ushtrojnë veprimtari në territorin e vendit tonë.

“Në Janar 2023 numri i vizitorëve (vendor dhe të huaj) është 38,465 prej tyre 40.87% janë vendor dhe 59.13% janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 67,138 prej tyre 44.79% nga vendorët dhe 55.21% nga të huajt”, njofton ASK përcjell Klankosova.tv

Numrin më të madh të vizitorëve e ka regjioni i Prishtinës me 13 mijë e 870 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të qëndrimit për netë e ka regjioni i Pejës me 23 mijë e 520 vizitorë.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments