11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaMbi 4,5 milion italianë jetojnë në varfëri

Mbi 4,5 milion italianë jetojnë në varfëri

Në Itali rreth një milionë e 700 mijë familje jetojnë në varfëri ekstreme, respektivisht rreth 4,6 milion persona, thuhet në raportin më të ri të Institutit të Statistikës (ISTAT), transmeton “Avenire”.

Në mesin e të varfërve, një e treta janë burra dhe gra të moshës mbi 65 vjet të cilët nuk kanë para të mjaftueshme që të paguajnë qiranë ose faturat. Prej 10 pensionistëve italianë, gjashtë persona kanë pension më të vogël se 750 euro.

Sipas të dhënave statistikore, një milion e 137 fëmijë jetojnë në varfëri absolute, ndërsa përqindja e varfërisë ndikon edhe tek më shumë fëmijë jashtë vendit të cilët jetojnë dhe punojnë në Itali.

Në mesin e të varfërve, ka edhe më shumë se 50.000 të ashtuquajtur “të padukshëm”, gjegjësisht persona të cilët jetojnë në rrugë, ndërsa gjysma e tyre janë të huaj, tetë në dhjetë prej tyre janë burra, ndërsa në mesin e tyre ka raste të shpeshta të baballarëve të divorcuar të cilët pas divorcit kanë mbetur pa shtëpitë e tyre, shpeshherë  humbin edhe vendet e punës duke përfunduar në rrugë.

Vitin e kaluar, varfëria ishte ulur në përqindje në krahasim me vitin 2018, falë vendosjes së të ashtuquajturit “të ardhura themelore” të vendosur me insistim të partisë “Lëvizja pesë yjet”.

Statistika ka të bëjë me vitin e kaluar, por në raport theksohet se gjendja këtë vit është përkeqësuar për shkak të pandemisë së virusit korona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments