7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaMbi 100 shtete duan hetim të pavarur për origjinën e koronavirusit

Mbi 100 shtete duan hetim të pavarur për origjinën e koronavirusit

Një draft-rezolutë e përkrahur nga Bashkimi Evropian dhe Australia, me të cilët kërkohet hetim vlerësim i pavarur për origjinën dhe përhapjen e koronavirusit, e gëzon mbështetjen e 116 shteteve në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë, thuhet në një dokument.

Rezoluta për Covid-19 do të shkojë përpara të martën, nëse për të sigurohet përkrahja e dy të tretave të 194 shteteve anëtare të kësaj asambleje, që është organ qeverisës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Muajin e kaluar, Kina e kundërshoi ashpër thirrjen e Australisë për zhvillimin e hetimeve ndërkombëtare rreth pandemisë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Ministrja e jashtme e Australisë, Marise Payne, tha se negociatat për këtë çështje janë duke vazhduar dhe se nuk dëshiron të spekulojë për rezultatin e tyre paraprakisht.

Austalia, që deri më tani i ka shënuar vetëm 99 viktima të koronavirusit, thotë se dëshiron ta parandalojë përsëritjen e pandemisë dhe nuk po kërkon që ta fajësojë askënd përmes hetimeve për origjinën e virusit.

Ministri australian i tregtisë, Simon Birmingham, tha të hënën se shpreson që në këtë proces do të kontribuojë edhe Kina.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments