-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMbeturinat mbulojnë Tetovën, Teuta Arifi ikën në Greqi

Mbeturinat mbulojnë Tetovën, Teuta Arifi ikën në Greqi

“Mali digjet ndërsa plaka krihet”.Më shumë kjo i shkon të parës së Tetovës Teuta Arifi e cila ka lënë një qytet të mbytur me mbeturina dhe vetë ka shkuar të bëj pushime në një ishull përrallor në vendin fqinj në Greqi.

Mbeturinat kanë zaptuar qytetin dhe kudo kundërmon erë e keqe dhe e rëndë.

“Nuk jetohet në lagjen time nga era e keqe e mbeturinave që janë grumbulluar tejmase dhe me ditë po vonohen të hiqen nga aty”tha një qytetar i revoltuar.Kjo gjendje nuk durohet më,tha një banor tjetër.

Një mërgimtar tha se kujtonte se kishte ardhur në një qytet evropian por kjo e kishte zhgënjyer nga realiteti ndryshe që kishte parë me sytë e tij.

Dhe derisa Tetova është në këtë gjendje kaosi jo vetëm me mbeturinat,e para e këtij qytetit që pretendon një mandat të tretë derisa pushon qetë në një vend luksi dhe të shtrenjtë,ka lënë pas një qytet që tha se do t’a bëjë evropian dhe i nervozon pandërprerë njerëzit me shumë premtime të parealizuara .Por mbeturinat janë një histori në vete për shkak se ato mund të sjellin nje tjetër epidemi . Njerëzit edhe ashtu janë të lodhur nga pandemia e Covid që i ka fundosur.
E para e Komunës së Tetovës të kujton atë shprehjen :Një milion njerëz jetojnë në këtë qytet,ca jetojnë në pallate dhe ca të tjerë për ibret.
Dhe derisa Teuta shijon pushimet e luksit ,qytetarëve që e mbështesin atë në dy cikle po u zyhet fryma.Teuta iku por la pas një qytet të papastruar dhe aq më tepër në sytë e mijëra mërgimtarëve që erdhën dhe panë këtë neglizhencë dhe në vend që të çmalleshin ata duhet t’i zënë hundët kur kalojnë nëpër lagje të “mbytura që duken si një varrezë mbeturinash”./fol.mk


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments