21.4 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeMbaroi seanca qeveritare, sillen vendime për punësime në sektorin publik

Mbaroi seanca qeveritare, sillen vendime për punësime në sektorin publik

Në seancën e 32-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut janë sjellë një sërë vendimesh që kryesisht ndërlidhen me punësimet në sektorin publik:

  1.  Në sektorin publik ndalohen punësime të reja, angazhime nëpërmjet agjencive dhe kontrata në vepër, në përjashtim në sektorin shëndetësor dhe në sektore të tjera që janë në drejtim të ballafaqimit me virusin korona. Nëse ka mungesë të punëtorëve për shkak të pensionimit të punëtorëve, të mos ketë punësime të reja dhe të njëjtat të plotësohen nga institucione ku ka tepricë të punëtorëve. Nëse askund nuk gjendet kuadri i nevojshëm, për rastin vendos Qeveria. Të mos ndërpriten procedurat për punësim për të cilat ka pëlqim nga Ministria e Financave.
  2. Shpenzimet për reklama dhe sponsorizimet të ulen në minimum në sektorin publik.
  3. Marrëveshja kolektive me të cilën rregullohen të gjitha të drejtat, të prolongohen deri në fund të muajit 2020.
  4. Punëtorëve në sektorin publik të mos u ndahet regres të pushimit vjetor në vitin 2020, dhe të mos rregullohet të drejta të tjera në marrëveshjen kolektive.
  5. Ndalohet blerja e mobilieve, pajisjeve dhe veturave të cilat nuk kanë lidhje të drejtpërdrejt me ballafaqimin me krizën ekonomike – shëndetësore të shkaktuar nga virusi korona, në përjashtim të atyre që kanë leje nga Qeveria.
  6. Qeveria i ka obliguar ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit t’i ulin shpenzimet për 15 për qind për vitin 2020 dhe për këtë ta njoftojnë Qeverinë.
  7. Qeveria obligohet t’i informojë komunat, ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare dhe objektet dhe institucionet tjera në pronësi të shtetit të respektojnë masat e miratuara për uljen e shpenzimeve.

Është sjellë vendim edhe për subvencionim të kamatës nëpërmjet Bankës Evropiane për Investim, në vlerë prej 50.9 milionë eurove i aprovuar nga marrëveshja financiare, për financim të kompanive të vogla dhe të mesme dhe projekteve të tjera prioritare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments