19.4 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeMaturantët që kanë humbur afatin e qershorit, sot dhe të premten do...

Maturantët që kanë humbur afatin e qershorit, sot dhe të premten do të t’i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore!

Maturantët e vitit akademik 2021/2022 që nuk e kanë kaluar maturën shtetërore në afatin e qershorit ose që nuk e kanë mbaruar plotësisht të njëjtin, do t’i nënshtrohen dy provimeve eksterne sot dhe ditën e premte (12 gusht), përcjell TV21.

Provimi i parë ekstern (i detyrueshëm) është për gjuhën dhe letërsinë amtare (maqedonisht, shqip ose turqisht), kurse provimi i dytë esktern është lëndë zgjedhore: matematikë, gjuhë e huaj (anglisht, frëngjisht, gjermanisht ose rusisht), estetikë dhe filozofi.

Qendra shtetërore e provimeve tha muajin e kaluar se rezultati i notës mesatare prej dy provimeve eskterne të mbajtura në qershor ishte 3.78, që paraqet rritje nga viti i kaluar kur nota mesatare ishte 3.61.

Në maturën shtetërore gjatë provimeve të qershorit janë regjistruar 15.899 kandidatë (7135 nga shkollat ​​e mesme, 8504 nga shkollat ​​profesionale dhe 260 nga shkollat ​​artistike).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments