8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeMASH-i e shpalli Konkursin për regjistrim në arsim të mesëm në 2020/2021

MASH-i e shpalli Konkursin për regjistrim në arsim të mesëm në 2020/2021

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot e shpalli Konkursin për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2020/2021 për mësim në gjimnaz, arsim profesional, arsim të mesëm të arteve dhe arsim të mesëm për nxënës me nevoja të veçanta arsimore.

Paraqitja   dhe regjistrimi i parë i nxënësve është më 16 dhe 17 qershor të vitit 2020, ndërsa rang listat  me shpalljen  e rezultateve të regjistrimit dhe vendet e lira do të shpallen më 18 qershor të vitit 2020. Paraqitja  dhe regjistrimi i dytë është më 24 dhe 25 qershor edhe rezultatet dhe vendet e lira do të shpallen më 26 qershor, ndërsa paraqitja e tretë do të jetë më 29 qershor dhe ditën e ardhshme duhet të shpallen rezultatet.

Nxënësit të cilët do të drejtohen në riprovim, provim klase  mund të regjistrohen në shkollat në të cilat ka vende të lira pas afatit të qershorit, më 24 gusht të vitit 2020, për çfarë dihet të dorëzojnë dokumentacion dëshmues.

Të dhëna për kriteret për regjistrim dhe dokumentet e nevojshme janë përmbajtur në Konkursin,  i cili është publikuar në  ueb-faqen e MASH-it .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments