0 C
Tetovo
E premte, 7 Shkurt, 2025
BallinaLajmeMarrëveshja me VLEN-in dhe ZNAM-in për zgjedhjet lokale, Mickoski: Është gjë normale

Marrëveshja me VLEN-in dhe ZNAM-in për zgjedhjet lokale, Mickoski: Është gjë normale

Periudhën në vijim do të fillojnë bisedat e VMRO-DPMNE-së me koalicion VLEN dhe partinë ZNAM për përkrahje të ndërsjellë në zgjedhjet lokale në vjeshtë. Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh se është gjë natyrale që të arrihet marrëveshje për paraqitje të përbashkët, duke pasur parasysh se janë partnerë koalicioni. Megjithatë ai nuk precizoi për çfarë përkrahje bëhet fjalë, përkatësisht nëse do të jetë marrëveshje për kandidatë të përbashkët për kryetarë komunash ose marrëveshja ka të bëjë me votimin në raundin e dytë të zgjedhjeve.Miskoski theksoi se këtë muaj do të mbahen takime brendapartiake që duhet të mbarojnë deri në prill.

“Unë pres së pjesa më e madhe e emrave që do të jenë pjesë e koalicionit “Maqedonia jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, të njihen diku në pjesën e dytë të majit, ose në pjesën e dytë të qershorit”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Përndryshe zyrtarë të BDI-së nuk zbulojnë detaje të planit të tyre për zgjedhjet lokale, përkatësisht nëse do të dalin vetë ose si Front Europian. Nuk ka informacione as se kur do të sillen vendimet.

“Kur do të sillen do të keni informacione, do të jeni të njoftuar ashtu siç jeni të ftuar edhe sot, ashtu do të jeni të ftuar edhe në takimet e ardhshme të partisë, atje ku do të sillen vendimet”, tha Talat Xhaferi nga BDI.

Paraprakisht nga LSDM e hodhën poshtë mundësinë për çfarëdolloj bashkëpunimi me BDI për zgjedhjet lokale. Prej atje theksuan se do të bisedojnë me partitë e tjera dhe kandidatët e pavarur, ndërsa propozimet e tyre do t’i njoftojnë në prill.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments