BallinaLajmeLSDM: Mickoski bëri katastrofë ekologjike. Helmi arriti deri në Shkup

LSDM: Mickoski bëri katastrofë ekologjike. Helmi arriti deri në Shkup

Së pari ujë i ndotur për pije në Gostivar, Vallandovë, Leshkë, Krushevë dhe Pllasnicë.

Madje, edhe në spital nuk kishte ujë të sigurt për përdorim.

Tani, shkumë e bardhë po rrjedh në lumin Lepenc në Shkup.

Shkuma duket se është me origjinë sintetike. Është një dëshmi e dukshme e ndotjes që derdhet drejtpërdrejt në lumë, pikërisht aty ku Lepenci bashkohet me Vardarin.

Kjo nuk është më një incident i izoluar. Ky është një kolaps sistematik i institucioneve nën drejtimin e Hristijan Mickoskit dhe grupit të organizuar kriminal VMRO.

Ndërsa ata inaugurojnë pishina, ndërrojnë ministra dhe akuzojnë për “dezinformata”, lumenjtë mbushen me shkumë, ndërsa qytetarët nuk guxojnë të pinë ujë nga çezmat.

Mickoski po e helmon Maqedoninë. Fjalë për fjalë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments