11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaMarina turke vazhdon të mbrojë anjen e kërkimit në Mesdhe

Marina turke vazhdon të mbrojë anjen e kërkimit në Mesdhe

Marina e Turqisë do të vazhdojë të mbrojë anijen Oruç Reis gjatë kërkimeve sizmike në Mesdhe, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Twitter, ministria tha: “Forcat Detare Turke, mbrojtësit e të drejtave tona detare dhe juridiksionit detar, vazhdojnë të mbështesin dhe mbrojnë anijen kërkimore sizmike Oruç Reis me të njëjtat anije shoqëruese që nga fillimi i kërkimeve”, ministria tha.

Ministria ndau gjithashtu pamjet e anijeve të forcave detare që shoqëronin Oruç Reis.

Më herët këtë javë, Turqia rifilloi kërkimet e energjisë në rajon pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme detare të demarkacionit detarë.

Oruç Reis do të vazhdojë misionin dyjavor deri më 23 gusht së bashku me anijet Cengiz Han dhe Ataman.

Turqia ka kundërshtuar vazhdimisht përpjekjet e Greqisë për shpalljen e zonës ekskluzive ekonomike bazuar në ishujt e vegjël pranë brigjeve turke, duke shkelur interesat e Turqisë, vendit me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments