10.1 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeMariçiçi:Arafat Muharremi nuk ka dhënë dorëheqje, i ka kaluar mandati

Mariçiçi:Arafat Muharremi nuk ka dhënë dorëheqje, i ka kaluar mandati

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç në konferencën e sotme për shtyp tha se drejtori në largim i Policisë Financiare, Arafat Muaremi nuk ka dhënë dorëheqje, por ka vendosur që mos të kërkojë vazhdimin e mandatit të tij. Në lidhje me suspendimin e prokurores Villma Ruskoska, Mariçiç tha se përgjigjet duhet të kërkohen në Prokuori.

“Unë me sa di z.Muaremi nuk ka dhënë dorëheqje, por i kaloi mandati dhe vendosi që mos të kërkojë vazhdim, kështu që ky ishte vendim i tij personal, rreth pyetjes për suspendimin e prokurores Ruskoska, arsyet dhe argumentet për këtë duhet t’i kërkoni në Prokurorinë Publike, sepse vendimi për hapjen e procedurës disiplinore është e Këshillit të Prokurorëve Publik dhe vendimi për suspendim është e prokurorit Jovevski”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments