6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedonia po plaket, shifra të këqija demografike

Maqedonia po plaket, shifra të këqija demografike

Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se numri i foshnjave të lindura të gjalla në vend për tremujorin e parë të vitit ka shënuar një rënie drastike në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas këtyre të dhënave në tremujorin e parë të këtij viti vendi ka regjistruar 3.656 lindje të foshnjave të gjalla për dallim nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar kur në vend kishin lindur 4.009 foshnje të gjalla ose 29.5% më shumë.

Ndërsa numri i personave të vdekur për këtë periudhë të vitit ka arritur në 5.233 që nënkupton se rritja natyrore negative vazhdon edhe në tremujorin e parë të vitit dhe është -1.577 persona. Për momentin duket që nuk ka asnjë perspektivë që kjo rritje negative të ndalet, e cila sipas demografëve veçse ka filluar të tregojë efektet e saja negative siç janë; shkollat boshe, largimi profesionistëve dhe fuqia punëtore e importuar nga Azia. Për demografin Donço Gerasimovski, ndryshimet demografike në vend janë karakteristike edhe për një periudhë të gjatë kohore, pasi sipas tij shtesa negative natyrore ku çdo vit ka më shumë vdekje sesa lindje filloi në vitin 2019 dhe vazhdon akoma edhe sot, pa asnjë perspektivë për ndryshim.

“Kjo nënkupton që po jetojmë në një fatkeqësi demografike. Arsyeja kryesore për rritjen e kësaj dukurie negative është rënia e natalitetit ndërsa arsyeja e dytë e madhe është emigrimi masiv i popullatës së re, të aftë për punë dhe riprodhuese”, u shpreh ai për mediat.

Ndonëse në nivel shtetëror kjo dukuri negative ka filluar në tre vitet e fundit sipas Gerasimovskit, në nivel komunal kjo tendencë është e pranishme që nga viti 2002, përkatësisht në ato lindore, juglindore, Pellagoni, etj.

“Në tremujorin e parë të këtij viti nga gjithsej tetë rajone, shtatë kanë rritje natyrore negative. Nga 80 komunat sa janë gjithsej, në 64 ka rritje natyrore negative, përfshi këtu edhe qytetet e mëdha si Manastiri dhe Prilepi. Gjithashtu ka një tendencë të re për reduktimin e popullsisë në rajonin jugperëndimor. Nga ana tjetër rajoni i Vardarit nuk i plotëson as kriteret bazë për të qenë rajon. Ndërsa në rajonin e Pollogut vetëm tre komuna kanë rritje pozitive, Tetova, Zhelina dhe Bogovina, ndërsa gjithë tjerat janë me rritje negative”, tha ai.

Gerasimovski shton gjithashtu se për shkak të uljes së natalitetit, për çdo vit numri i fëmijëve të regjistruar në shkolla bie nga 2.000 deri në 3.000, ndërsa si pasojë e emigrimit diferenca në numrin e fëmijëve që mbarojnë shkollën në qershor është deri në 1.500 më pak se ata që janë regjistruar në shtator. Sipas tij, për të dal nga kjo situatë duhet një strategji e mirë menduar, shteti duhet të ndërmarrë një sërë masash të cilat do duhet ti projektojnë ekspertë me përvojë e që do të depërtojnë thellësisht në problem.

Nga ana tjetër Vladimir Gjorçev nga VMRO-DPMNE vlerëson se asnjëherë në historinë e Maqedonisë nuk ka pasur shifra më të këqija demografike, dhe se ato janë duke u përkeqësuar pavarësisht nëse shikojmë numrin e lindjeve, numrin e nxënësve të shkollave fillore apo të mesme, ose edhe numrin e studentëve.

Ja si mund të mbani në kontroll mykun e këmbëve në kushte shtëpieBlogLexo më shumë

Qetësoni dhimbjen e kockave dhe të muskujve në kushte shtëpieBlogLexo më shumë

“Nga shifrat shihet se që kur LSDM është në pushtet, Maqedonia e Veriut po i kalon vitet më të vështira demografike. Sipas të dhënave të ESHS-së, në vitin 2022 kemi pasur më pak lindje në histori, pra vetëm 17.700 foshnje, kurse gjatë qeverisjes së VMRO-së në vitin 2016 kishim 23.002 lindje. Nëse i krahasojmë shifrat e vitit 2023 me ato të vitit 2016 arrijmë te një shifër befasuese, të tmerrshme se numri i foshnjave të lindura ka rënë për 40%”, tha ai në një intervistë në media. Gjorçev potencoi edhe se disa herë ka reaguar që kjo është një temë serioze pasi Maqedonia e Veriut po bëhet një shtet pa popull.

Sipas të dhënave të ESHS-së rritja negative më e madhe është në Manastir, ku në tremujorin e parë kanë lindur vetëm 156 foshnje ndërsa kanë vdekur 323 persona, që do të thotë se rritja është -158. Në Shkup rritja është -150, i ndjekur nga Prilepi me -139, Shtipi -68, dhe Velesi -65. Ndër qytetet më të mëdha pozitiv është Kumanova me +6 persona, si dhe Tetova me +12 persona. Të dhënat nga regjistrimi i fundit i popullsisë tregojnë se Maqedonia e Veriut aktualisht ka 1.83 milionë banorë, që është 185 mijë më pak se regjistrimi i vitit 2002. Numri i të moshuarve është në rritje kurse numri i të rinjve nën 29 vjeç nga 907 mijë ka rënë në 638 mijë.

Sipas raportit të BERZH për “Migracionin e fuqisë punëtore në Ballkanin Perëndimor”, deri më tani jashtë vendit janë shpërngulur rreth 700.000 qytetarë. Sipas parashikimeve të OKB-së nëse kjo tendencë vazhdon deri në vitin 2050, vendi do të ketë vetëm rreth 1 milion banorë. Sondazhi global i Gallup Internacional mbi migracionin vitin e kaluar tregoi se 42% e qytetarëve do largoheshin nga vendi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments