9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedonia ka rritjen më të madhe të çmimit të karburanteve në të...

Maqedonia ka rritjen më të madhe të çmimit të karburanteve në të gjithë Evropën

Karburantet në Maqedoni janë në rritje të vazhdueshme, ndërsa deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE ka bërë të ditur se rritja e çmimeve është më e madhja në Evropë.

Nga 1 shkurti 2022, rritja e çmimit të karburanteve në Maqedoni është nga rreth 51 për qind në 65 për qind.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë lejoi rritjen më të madhe të çmimit të derivateve në krahasim me të gjitha vendet evropiane.

Për krahasim në vendet e tjera të Evropës, rritja e çmimeve në të njëjtën periudhë është si më poshtë:

Italia: 7%, Gjermania: 12%, Sllovenia: 13%, Holanda: 17%, Franca: 19%, Belgjika: 21%, Sllovakia: 22%, Republika Çeke: 22%, Kroacia: 22%, Rumania: 23% , Suedia: 27%, Greqia: 27%, Estonia: 29%, Bullgaria: 29%, Finlanda: 31%. “Spanja: 31%, Letonia: 32%, Luksemburgu: 32%, Danimarka: 36%, Lituania: 36%, Austria: 37% dhe Polonia: 50%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments