10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaEkonomiMaqedonia është ndër dhjetë vendet më të varfëra në Evropë

Maqedonia është ndër dhjetë vendet më të varfëra në Evropë

Maqedonia është në vendin e gjashtë në renditjen e 10 vendeve më të varfra në Evropë. Pas nesh janë Bosnja dhe Hercegovina, Bjellorusia, Serbia dhe Mali i Zi, dhe në krye të listës janë Ukraina, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia dhe Shqipëria, sipas almanakut botëror (World Population Review).

Disa vende evropiane janë shumë të pasura dhe janë ndër më të pasurat globalisht. Megjithatë, prosperiteti ekonomik në Evropë ndryshon në mënyrë të konsiderueshme midis vendeve. “Vendet e Europës Lindore, veçanërisht ato që u prekën rëndë nga rënia e Bashkimit Sovjetik, janë ndër më të varfrat sot.” të një vendi.Në këtë përmbledhje të Maqedonisë thuhet se vendi ka pësuar ndryshime dramatike ekonomike që nga viti 1991 dhe gradualisht ka përmirësuar ekonominë e saj. Tregtia përbën rreth 90% të PBB-së së vendit. Pavarësisht politikave të zbatuara me sukses të autoriteteve, Maqedonia ende ka një shkallë të lartë të papunësisë – 16,6%. Në vitin 2020, PBB për frymë në Maqedoni ishte 5888 dollarë amerikanë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments