7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajme​Maqedonia e Veriut e Mali i Zi shprehen pro hyrjes së Ukrainës...

​Maqedonia e Veriut e Mali i Zi shprehen pro hyrjes së Ukrainës në NATO

Nëntë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, pranojnë kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në NATO, sipas një deklarate të përbashkët.

Dokumenti u nënshkrua nga presidentët e Rumanisë, Republikës Çeke, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Polonisë dhe Sllovakisë, të cilët deklarojnë se ata qëndrojnë me vendosmëri prapa vendimit të marrë në Samitin e NATO-s në Bukuresht për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës.

Ata i bënë thirrje Rusisë që të tërhiqet menjëherë nga territoret e pushtuara dhe theksojnë se nuk e njohin legjitimitetin e aneksimit të territoreve në Federatën Ruse.

Në fund të javës, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi marrëveshjet e aneksimit ilegal me krerët e të ashtuquajtura Republika Popullore të Donetsk dhe Lugansk, si dhe me rajonet Kherson dhe Zaporozhzhia.

Në të njëjtën ditë, udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi kërkesën për anëtarësim të Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments