4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeMaqedoni: UNSHM proteston të hënën, kërkon nisjen në kohë të procesit mësimor...

Maqedoni: UNSHM proteston të hënën, kërkon nisjen në kohë të procesit mësimor nëpër shkolla

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka përsëritur kërkesën që mësimi të fillojë më 1 shtator nëpër shkolla, ndërsa forma online të aplikohet vetëm në vendet ku ka virus, transmeton INA. Kjo kërkesë është pothuajse identike me mësimin në vendin fqinj Kosovën, ku kemi një koordinim mes institucioneve qendrore dhe komunave dhe mësimi të zhvillohet nëpër shkolla, ndërsa forma e kombinuar në lokacione ku ka raste me Korona Virus.

Pikërisht për këtë Unioni i Nxënësve të hënën përsërit qëndrimin se do të protestojnë kundër vendimit të Qeverisë.

Kryetari i Unionit, Blendi Hodai, për AIM-në tha se viti shkollor për të filluar më 1 tetor ishte propozimi i tyre kur përfaqësuesit e tyre ishin në një mbledhje në Qeveri, sepse ata menduan se duhet të kishte më shumë kohë që autoritetet të përgatisin një model të kombinuar mësimor që ata mbrojnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments