6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeMaqedoni / Për herë të parë numri i të shëruarve më i...

Maqedoni / Për herë të parë numri i të shëruarve më i madh se i të infektuarve me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e kaluara, nga coronavirusi janë shëruar 21 pacientë.

Prej pacientëve të shëruar sot 16 janë nga Shkupi, 3 nga Kumanova dhe 2 nga Shtipi, ndërsa të gjithë janë shëruar në kushte shtëpiake. Me rastet e sotme, numri i pacientëve të shëruar në vend shkon në 200

Sot, për herë të parë që nga shfaqja e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, numri i personave të shëruar është më i madh se i atyre të infektuar (zyrtarisht në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 18 raste të reja të të sëmurëve).

Këto statistika janë inkurajuese, duke marrë parasysh përhapjen e coronavirusit dhe deklaratat e autoriteteve se në fund të prillit do të jetë kulmi i epidemisë.

Deri tani zyrtarisht janë regjistruar 1225 persona të infektuar, ndërsa prej tyre 54 kanë ndërruar jetë.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se gjatë ditës së kaluar në vend janë bërë 263 testime. Ndërsa gjithsej në Maqedoni janë bërë 12.133 testime për Covid-19./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments