-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedoni: Pacientja e parë me coronavirus sot del nga spitali

Maqedoni: Pacientja e parë me coronavirus sot del nga spitali

Pacientja e parë e cila u regjistrua me coronavirus, sot do të lëshohet nga spitali, pasi është shëruar dhe testet përfundimtare i kanë dalë negative.

Ndërsa raste të reja të të infektuarve nuk ka. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se pacientja nga Dibra e cila është në makineri respiratore ka përmirësim të lehtë, por prognoza akoma është e paparashikuar. Kurse të gjithë pacientët tjerë kanë gjendje stabile, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ndërkohë masat dhe rekomandimet për menaxhimin e coronavirusit janë duke u zbatuar. I gjithë personeli shëndetësor në të gjitha institucionet e shëndetit publik dhe spitalet private është mobilizuar dhe është vënë në dispozicion.

Spitalet private kanë vënë në dispozicion objektet e tyre, përfshirë gati 70 shtretër të kujdesit intensiv, me makina të frymëmarrjes. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce informoi se ka 120 respiratorë në vend, nga të cilët 90 në Shkup.

Situata e krizës dhe masat e rekomanduara në Dibër dhe Qendër Zhupë, prej ku shumica e pacientëve janë të infektuar, deri tani zbatohen me sukses

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments