9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMaqedoni: Dy ditë pa viktima nga Covid-19, më shumë raste aktive në...

Maqedoni: Dy ditë pa viktima nga Covid-19, më shumë raste aktive në Shkup

Në dy ditët e fundit nuk janë regjistruar viktima nga coronavirusi në shtet, ndërsa shënohet ulje minimale e numrit të të infektuarve, i cili dje ka arritur në 21, ndërsa pardje ishte 37.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 në vend nga fillimi i epidemisë, arrin 1.999, numri i pacientë të shëruar është 1.439, i viktimave është 133, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend arrin 447

hkupi edhe më tej është në kulmin e të infektuarve në shtet në bazë ditore, por edhe me numrin e përgjithshëm të të diagnostifikuarve – 725 (aktiv 204), Kumanovë – 436 (aktiv 35), Dibër – 51, Shtip – 41 (aktiv 6), Prilep – 210 (aktiv 46), Tetovë – 177 (aktiv 82), Strugë – 75 (aktiv 8), Veles – 127 (aktiv 41).

Rekomandimet për mbrojtje nga coronavirusi, qytetarët edhe më tej duhet t’i respektojnë dhe të mos grupohen, detyrimisht të mbajnë pajisje mbrojtëse (maskë, shall) me të cilin do t’u mbulohet goja dhe hunda, rregullisht t’i pastrojnë duart ose t’i dezinfektojnë dhe të mbajnë distancë prej dy metrave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments