Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni janë regjistruar 53, ndërsa nuk ka asnjë që ka ndërruar jetë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 1170, 71, 8% prej të cilëve ndodhën në 3 qytete, Shkup, Kumanovë dhe Prilep. Ndërsa gjithsej të infektuar ka në 21 qytete të Maqedonisë së Veriut. Të sëmurët janë nga mosha zero deri në 91 vjeç. Më e prekur është grup mosha nga 50-59 vjeç.
Po ashtu sa i takon raportit për 24 orët e fundit në vendin tonë, rezulton se betejën me virusin korona e kanë fituar edhe 25 persona të tjerë, kjo e çon numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 164. Ndërsa gjendja e përgjithshme shëndetësore e 6 personave është e mirë, andaj të njëjtët janë lëshuar për kurim shtëpiak
Deri tani janë bërë 11 556 teste. Testimit i janë nënshtruar edhe fëmijët e shtruar në sektorin për hematologji dhe prindërit e tyre. Të gjithë kanë rezultuar negative. Në mënyrë parandaluese do të testohen edhe të punësuarit në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve edhe pse deri tani nuk ka të infektuar apo të dyshuar.