11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMaqedonasit dalin me të madhe në zgjedhje, shqiptarët rrinë në shtëpi! (TABELA)

Maqedonasit dalin me të madhe në zgjedhje, shqiptarët rrinë në shtëpi! (TABELA)

Deri në ora 15:00 në votime kanë dalë gjithsej 31.77 për qind e votuesve të regjistruar. Ajo që vihet re është dallimi i daljes në votime mes komunave dhe vendbanimeve maqedonase dhe shqiptare. kështu që sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për daljen e votuesve në zgjedhje deri në ora 15, vërehet se në komunat me shumicë maqedonase dalja është më e madhe krahasuara me ato shqiptare, raporton koha.mk

Në Njësinë zgjedhore numër 1 vërehet dalje më e madhe nëpër komunat me shumicë, maqedonase dhe më pak në ato me shumicë shqiptare. Kështu që deri në ora 15 në Komunën e Çairit në votime kanë dalë 27.01 për qind ndërsa në Komunën e Karposhit kanë dalë 38.40 për qind. Në Komunën e Sarajit 27.83 për qind, ndërsa në Makedonski Brod 45.50 për qind, në Komunën e Studeniçanit e cila po ashtu i takon Njësisë së parë zgjedhore – deri në ora 15 kanë dalë 16.68 për qind, ndërsa në Komunën e Sopishtës 35.66 për qind. Ngjashëm është dallimi edhe nëpër komuna dhe vendbanime tjera të njësisë zgjedhore numër 1.

Në Njësinë zgjedhore numër 2, në Komunën e Çairit deri në ora 15 kanë dalë në votime 29.47 për qind, ndërsa në Komunën e Gjorçe Petrovit 36.74 për qind, në Haraçinë 27.91 për qind, ndërsa në Butel 34.54 për qind. Në Komunën e Likovës 25.01, ndërsa në Komunën Çuçer Sandevës 30.62 për qind. Dallimi mes komunave dhe vendbanimeve shqiptare dhe maqedonase për nga dalja e votuesve në zgjedhje deri në ora 15 është i madh edhe në Njësinë zgjedhore numër 5.
Në Strugë deri në ora 15 në votime kanë dalë 23.75 për qind, ndërsa në Manastir 38.46 për qind, në Dibër 24.35 për qind, ndërsa në Vevçan 49.22 për qind, në Kërçovë deri në ora 15 kanë dalë në votime 33.10 për qind e votuesve të regjistruar, ndërsa në Krushevë 47.02 për qind. Edhe në këtë njësi zgjedhore dallimi është i madh mes daljes së votuesve të regjistruara nëpër komunat me shumicë maqedonase dhe shqiptare.

Edhe në Njësinë zgjedhore 6, aty ku dalin më shumë deputetë shqiptarë, deri në ora 15 dalja është e ulët edhe sipas kalkulimeve demografike etnike, por edhe në përgjithësi si njësi. Në Komunën e Zhelinës deri në ora 15 në votime kanë dalë 17.58 për qind e votuesve të regjistruar, në Bogovinë 20.74 për qind, Kërçovë 22.03 për qind, Gostivar 23.57 për qind, në Tetovë (qytet) 26.03 për qind etj. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments