5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedoniMançevski: Administratorët e pa vyeshëm, do të transferohet në sektorin privat

Mançevski: Administratorët e pa vyeshëm, do të transferohet në sektorin privat

Ministri për administratë Damjan Mançevski thotë se deri në fund të vitit pritet që të përfundoj riorganizimi i administratës nëpër institucionet shtetërore. Parashikohet reduktimi i administratorëve, shtimi i tyre ku ka nevojë apo mbyllja e disa institucioneve. Mançevski tha se personat e panevojshëm dhe të pa vyeshëm në administratën publike, do të transferohen në sektorin privat, ku sipas tij, do të jenë më të motivuar për punë. Qeveria madje ka paraparë edhe subvencione për kompanitë private që do të pranojnë punëtorë nga administrata publike.

Ajo që po mundohemi ta arrijmë me anë të këtij ligji është disa qëllime më të rëndësishme, po i numëroj vetëm më të rëndësishmet, pra që të risim efikasitetin e punës së sektorit publik dhe të punëtorëve të administratës, si dhe zgjidhjen e problemeve për çka dy vitet e fundit janë bërë shumë analiza, për ligjet që nuk kanë ndryshuar, do të mundohemi që me këta ndryshime t’i zgjidhim gjitha problemet – tha Damjan Mançevski, Ministër për Administratë dhe Shoqëri Informatike.

Nga sindikata e SPOGJ-it thonë se nuk janë fare të kënaqur me propozim ndryshimet e reja. Sipas kryetarit Peçe Grujovski, avancimi në karrierë dhe llogaritja e pagës së punëtorëve të administratës nuk janë mirë të rregulluara me ligj. Sindikata thotë se ndihet e tradhtuar nga qeveria, pasi fillimisht u ishte premtuar se do të ju pranohen vërejtjet, ndërsa të njëjtat nuk gjenden në ndryshimet e propozuara.

Kemi pritur që me ndryshimin e pushtetit do të miratohet një ligj më i mirë, që do të pranohen kërkesat tona. Në vitet e kaluara kemi pasur disa takime me Ministrin Mançevski i cili i ka pranuar vërejtjet tona dhe na u premtua se ata vërejtje do të jenë pjesë e ligjit. Megjithatë, kjo që për takimin e sotëm është ofruar, nuk shohim ne si sindikatë se do të këtë përmirësime – u shpreh Pece Grujovski, Kryetar i Sindikatës SPOGJ.

I vetëdijshëm për vonesat në reformat në administratë, Mançeski tha se pret që vitin e ardhshëm, qytetarët të shohin ndryshimet konkrete në administratën publike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments