17.9 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaOpinionMalësia shqiptare e Tetovës nuk është Nagorni Karabah dhe as Gaza e...

Malësia shqiptare e Tetovës nuk është Nagorni Karabah dhe as Gaza e Palestinës për pazare politike me ndjenjat dhe fatin e banorëve të saj

Akademik.Prof.Dr Abdulla Mehmeti

Thirrje publike

MALËSIA SHQIPTARE E TETOVËS NUK ËSHTË NAGORNI KARABAH DHE AS GAZA E PALESTINËS PËR PAZARE POLITIKE ME NDJENJAT DHE FATIN E BANORËVE TË SAJ

Me shkas, vendosja e kryqit gjigant në Kodrën e Diellit dhe nxitja e organizuar e urrejtjes ndërfetare mes qytetarëve, përmes individëve dhe medieve të porositura, për qëllime politike dhe interesa të huaja

I FTOJ PËR DEBAT, NË CILINDO TELEVIZION PUBLIK, DREJTUESIT E POLITIKËS DHE TË PUSHTETIT NË MAQEDONINË VERIORE

Çfarë turpi, çfarë injorance, çfarë provokimi i ulët, për interesa të disa klaneve partiake për të ardhur ose për të mbetur në pushtet!

A ka ndonjë televizion publik në Shkup, që mund ta merr përsipër organizimin e një debati, në të cilin unë jam i gatshëm t’ua shpjegoj opinionit dhe atyre se cilat janë qëllimet, prapavija dhe kreatorët e këtij plani për tensionimin e situatës së brishtë politike në Maqedoninë Veriore, në kohën kur bëhen përpjekje maksimale nga faktori ndërkombëtar për ndryshimet e reja kushtetuese dhe hapjen e rrugës për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në BE, si dhe në prag të hapjes së fushatës për zgjedhjet e reja parlamentare dhe presidenciale, të cilat pritet të mbahen pas disa muajve?

A ka fuqi opinioni publik dhe mediet, intelektualët dhe analistët, të bëjnë presion mbi njërin nga televizionet publike në këtë shtet, që mund të krijojë kushte për sjelljen në debat bashkë me mua së paku dy-tre liderë të partive politike aktuale, shqiptare dhe maqedonase, në Maqedoninë Veriore, që një herë e mira ta sqarojmë para opinionit se kush dhe pse i krijon këto situata për tensionimin e situatës në këtë shtet, cilat janë qëllimet, kujt i konvenojnë këto inskenime dhe kush janë sponsorët e këtyre veprimeve armiqësore kundër Maqedonisë Veriore, kundër qytetarëve të saj edhe ashtu të sjellë në gjendje shumë të rëndë ekonomike, sociale dhe morale?

Deri në marrjen e përgjigjes nga drejtuesit e partive politike dhe të pushtetit, ndaj kësaj thirrje publike, të gjitha shkrimet në medie, komentet e pamatura dhe provokuese, nga kushdo qoftë, që hedhin benzinë në këtë zjarr të ndezur nga qarqet armiqësore kundër Maqedonisë Veriore dhe banorëve të saj, sidomos kundër shqiptarëve, do të konsiderohen për provokime të rënda, johumane, antifetare dhe luftënxitëse.

Mos luani me ndjenjat e qytetarëve, mos nxitni urrejtje ndërfetare edhe aty ku nuk ka, ju vraftë Zoti dhe buka e këtij vendi!

(18 nëntor 2023)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments