Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski tha për Click21 se LSDM nuk është më parti por kompani private.
Ai shtoi se ende ndjehet si socialdemokrat, por fatkeqësisht nuk është në atë parti sepse e kanë marrë vendim unanim dhe e kanë përjashtuar nga partia.
“Nuk ka përfunduar procedura, por kanë marrë vendim sepse nuk është palë, është kompani private. Ajo funksionon si shoqëri aksionare, ato i mbajnë pozitat”, thotë Dimitrievski.