12.5 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaMacron goditet me domate në daljen e parë publike pas fitores presidenciale...

Macron goditet me domate në daljen e parë publike pas fitores presidenciale (video-foto)

Protestues lëshuan domate të kalbura sot në daljen e parë publike të presidentit francez Emmanuel Macron që prej fitores së zgjedhjeve në fundjavë.

Presidenti u takua me votuesit në tregun e Cergy, në veriperëndim të Parisit kur u bë objekt i sulmit që shkaktoi panik mes bodyguard-ëve të tij.

Kreu i lëvizjes ‘En Marche!’ i shpëtoi goditjes së drejtpërdrejtë nga domatet por rojet e tij u panikosën duke bërtitur ‘Projectile!’ (Objekt në ardhje!) teksa përpiqeshin të mbronin liderin.

Ata më pas hapën një çadër teksa Macron mbante duart mbi kokë duke u përpjekur të mbrohej nga shiu i domateve të vogla që vijonin të binin pranë tij.

Presidenti dëgjohet që thotë, ‘nuk është serioze’, para se të shoqërohej larg vendit nga rojet.

Nga një tjetër këndvështrim dukej një protestues që u hodh në turmë nga një tavolinë duke nisur një përleshje, para se të ndalohej nga autoritetet.
Kjo ishte hera e parë që Macron doli në publik që prej zgjedhjeve të së dielës pas vizitës së sotme në pallatin Elysee.
44-i tha sot votuesve: “Kam ardhur këtu të dëgjoj zërat e të gjithëve, sepse jam i përkushtuar ndaj zonave me probleme dhe të gjitha territoreve të republikës”.
Mëngjesin e të hënës pas njoftimit të rezultatit të zgjedhjeve një burrë i armatosur me thikë në qytetin mesdhetar të Nice bërtiste ‘Duhet të vrasim Macron’ para se të qëllonte një prift e një murgeshë në një sulm të paprovokuar.
Policia arrestoi më pas 31-vjeçarin nga Fréjus, për sulmin në kishën e Saint Pierre d’Arène.
Macron mundi Le Pen me 58.5 përqind ndaj 41.5 përqind të votave të dielën. Ceremonia e inaugurmit të tij do të mbahet më 13 maj.
linku
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments