Protestues lëshuan domate të kalbura sot në daljen e parë publike të presidentit francez Emmanuel Macron që prej fitores së zgjedhjeve në fundjavë.
Presidenti u takua me votuesit në tregun e Cergy, në veriperëndim të Parisit kur u bë objekt i sulmit që shkaktoi panik mes bodyguard-ëve të tij.
Kreu i lëvizjes ‘En Marche!’ i shpëtoi goditjes së drejtpërdrejtë nga domatet por rojet e tij u panikosën duke bërtitur ‘Projectile!’ (Objekt në ardhje!) teksa përpiqeshin të mbronin liderin.
Ata më pas hapën një çadër teksa Macron mbante duart mbi kokë duke u përpjekur të mbrohej nga shiu i domateve të vogla që vijonin të binin pranë tij.
Presidenti dëgjohet që thotë, ‘nuk është serioze’, para se të shoqërohej larg vendit nga rojet.
Kjo ishte hera e parë që Macron doli në publik që prej zgjedhjeve të së dielës pas vizitës së sotme në pallatin Elysee.
44-i tha sot votuesve: “Kam ardhur këtu të dëgjoj zërat e të gjithëve, sepse jam i përkushtuar ndaj zonave me probleme dhe të gjitha territoreve të republikës”.
Mëngjesin e të hënës pas njoftimit të rezultatit të zgjedhjeve një burrë i armatosur me thikë në qytetin mesdhetar të Nice bërtiste ‘Duhet të vrasim Macron’ para se të qëllonte një prift e një murgeshë në një sulm të paprovokuar.
Policia arrestoi më pas 31-vjeçarin nga Fréjus, për sulmin në kishën e Saint Pierre d’Arène.
Macron mundi Le Pen me 58.5 përqind ndaj 41.5 përqind të votave të dielën. Ceremonia e inaugurmit të tij do të mbahet më 13 maj.
linku