Përzgjedhur nga Dilaver Goxhaj
- Është thënë dikur se “nuk ka asgjë më të ëmbël se ATDHÉU”,
(“Odiseja”,IX). Dhe, me të vërtetë, çdo gjë që njerëzit e quajnë të shenjtë
dhe të lartë, atyre ua ka mësuar atdhéu, sepse ky i lind, i rrit dhe i edukon.
Shumëkush mund të mahnitet nga madhështia dhe fuqia e qyteteve të
huaja, nga bukuria dhe shkëlqimi i ndërtesave të tyre, por, për të dashur, të
gjithë duan atdheun. - Kushdo që mburret se është qytetar i një qyteti të pasur, në të vërtetë
nuk di ç’është dashuria për ATDHÉUN; është e qartë se një njeri i tillë do të
brengosej shumë, sikur t’i binte në short një atdhe mesatar. - S”ka fjalë më të dashur dhe më të ëmbël se fjala “ATDHÉ”, ashtu si nuk
ka për ne asgjë më të dashur se BABAI. Në qoftë se një djalë ka nderimin
e duhur për Babanë (kështu urdhëron ligji dhe natyra), do të nderojë edhe
ATDHEUN ashtu siç duhet. Sepse edhe Babai është një copë e
ATDHEUT, po kështu është edhe babai i babait, gjyshërit e stërgjyshërit si
dhe zotat e tyre, emrat e të cilëve mund t’i arrijmë duke i ngjitur nga një
brez në tjetrin. - Unë mendoj se të gjitha shprehitë, të gjitha dijet njerëzit i fitojnë për t’i
shërbyer sa më sumë ATDHEUT. Sepse, në qoftë se i jemi mirënjohës një
njeriu që na ka bërë ndonjë nder (kështu e kërkon drejtësia), aq më shumë
duhet t’ia shpërblejmë ATDHEUT me një dashuri që ky e meriton
plotësisht. - Nuk është parë kurrë ndokush që ta harrojë ATDHEUN deri në atë
shkallë sa të mos mendojë për të në dhé të huaj. Jetesa në mërgim është
deri diku edhe turp. Dhe shpesh shohim se ata që janë bërë të famshëm në
vende të huaja, që kanë vënë mënjanë pasuri të madhe ose kanë fituar një
nderim të veçantë me trimërinë ose diturinë e tyre, i kthejne sytë nga
ATDHEU, sikur s’gjejnë në mërgim dëshmitarë të denjë për t’ua çmuar
vlerën. - Edhe të rinjtë i merr malli për ATDHÉ. Por ndër pleqtë ky mall është aq
më i madh, sa më të ditur të jenë këta në krahasim me të rinjtë. Çdo njeri
mezi pret të kthehet në ATDHÉ. Edhe tymi i ATDHÉUT do t’i duket më i
ndritshëm se zjarri në vise të largëta.
- Të huajt shpërngulen me lehtësi, qoftë sepse nuk e njohin fjalën
“ATDHÉ”, qoftë sepse nuk e çmojnë atë; duke menduar se mund të gjejnë
bukë kudo, ata e matin mirëqënien me kënaqësinë e barkut. Për ata që e
kanë ATDHÉUN NËNË, është e shenjtë vetë toka ku ata lindën dhe u
rritën, qoftë edhe sikur kjo tokë të jetë e paktë, “plotë me gurë dhe pa fusha
pjellore.”,(Odiseja, IV) - Duket se ATDHÉU është aq i shtrenjtë për të gjithë njerëzit, saqë
ligjëvënësit kanë caktuar kudo si masë më të madhe dënimi për fajet më të
rënda DËBIMIN NGA ATDHÉU. Dhe jo vetëm ligjëvënësit, por edhe
gjeneralët kanë të njëjtin mendim: përpara betejës, thirrja më e nxehtë që u
bëjnë ushtarëve është se këta do të luftojnë për ATDHÉ. Dhe asnjë nga ata
që e dëgjojnë këtë thirrje s’mund të tregohet me dashje i padenjë, sepse
fjala “ATDHÉ” bën trim edhe frikacakun.
———- // ———-
Marrë prej librit: Lucius Annbaeus Seneka of Samosata), LUKIANI
”Vepra të zgjedhura”, Tiranë, 1979, f.9-12.
Lukiani, ose “Volteri i lashtësisë klasike”, simpatizant epikurian. Jetoi në
vitet 120-190, pas Krishtit; bir i një familjeje të varfër, lindur në qytetin
Samosata (sot Simeset) të Sirisë, dhe vdiq në Egjypt.
Ka qenë edukatori i Neronit, madje e zevendësoi 5 vjet në rolin e Konsullit.
Dhe Neroi për “mirënjohje” desh ta vriste duke i hapur venat, por me qenë
se vdekja po i vnohej, e helmoi.
Jetoi dhe krijoi në periudhën e një kohe kur pas shkëlqimit të jashtëm të
Perandorisë Romake, po ziente dhe po piqej kriza e përgjithshme e
sistemit skllavopronar. Numuri i vepravë të Lukianit arrin në gjashtëdhjetë e
pesë.