7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeLSM: Dita e shtunë dhe e diell të shpallen ditë pushimi

LSM: Dita e shtunë dhe e diell të shpallen ditë pushimi

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë përmes një njoftimi doli me disa kërkesa të cilat, siç thonë ata, do të jetv bazë për bisedime me partnerët social dhe nuk do të heq dorë pavarësisht se kush do të formojë Qeveri.

LSM propozon që në Ligjin i ri për marrëdhënie për punë, dita e shtune dhe e diel të jenë ditë pushimi, pushimi i lehonisë të jetë 12 muaj, ndërsa marrëveshjet me kohë të caktuar të përdoren vetëm në disa kushte të veçanta dhe të jenë me një vjet.

Sindikata kërkon edhe vendosjen e stazhit me përfitime për punëtorët në ndërtim dhe personat të cilët punojnë në kushte të këqija e që ndikojnë keq në shëndet, si dhe kushte për pensionim sipas veprimtarisë, përkatësisht të parashihen disa kushte për pensionim për shembull për punëtorët në ndërtim, punëtorët tekstil apo minatorët dhe punëtori që punon në administratë.

Një pjesë e propozimeve janë edhe pension me stazh, përkatësisht 35 vjet stazh për grua dhe 40 vjet për burrë, pavarësisht viteve.

Nga LSDM konsiderojnë se është reale nevoja për rritjen e pagës minimale për 60% nga maga mesatare në shtet dhe infektimin nga Covid-19 te të gjithë punëtorët të trajtohet si sëmundje profesionale me 100% kompensim në pagë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments