16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeLSDM vlerëson se nuk duhet të ketë maturë shtetërore këtë vit

LSDM vlerëson se nuk duhet të ketë maturë shtetërore këtë vit

Partia në pushtet, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë vlerëson se nuk duhet të ketë maturë shtetërore këtë vit shkollor 2019/2020.

“Kërkojmë heqjen e maturës shtetërore për këtë vit shkollor, për shkak të kushteve në të cilat zhvillohet procesi arsimor, të shkaktuara nga masat mbrojtëse kundër virusit korona. Të gjithë nxënësit duhet të lirohen nga matura shtetërore, ndërsa fakultetet ku do të ketë konkurrencë për regjistrim, përzgjedhjen do ta bëjnë përmes provimit pranues. Në këtë mënyrë do t’i mbështesim nxënësit, maturantët, duke i pasur parasysh kushtet specifike në të cilat zhvillohet procesi arsimor dhe duke pasur kujdes për shëndetin e tyre” ka deklaruar Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments