13.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeLSDM në gusht,VMRO-DPMNE në shtator ,ndërsa ASH-AAA deri 15 gusht kandidaturat për...

LSDM në gusht,VMRO-DPMNE në shtator ,ndërsa ASH-AAA deri 15 gusht kandidaturat për Komunat.BDI…?!

Lajmi interaktiv

Deri sa LSDM po bëhet gati deri në fund të gushtit ti përfundoje kandidaturat e brendshme për kryetar komunash …

VMRO-DPMNE si duket do të pret me kë do kandidoje LSDM që të nxjerë kandidatët e vet ,dhe Mickoski paralajmëroi shtatorin

Çfarë po ndodh me bllokun politik të shqiptarëve ? E para u nis PDSH me kandidaturat publike. …tek tuk BDI në komuna Rurale bën me dije se kush do garoje ,bile ku vetë lideri i BDI-së Ali Ahmeti lexoi Erkan Arifin në Likovë .

..Në Çair tre krahët e divergjencave brenda BDI-së po bëjnë luftën e tyre të ndikimeve edhe pse krahu i IZET MEXHITIT gati e ka Visar Ganiun edhe për një mandat …

Në SARAJ dega edhe më herët që pritej hoqi dilemat qysh më 22 qershor u deklaruan për Blerim Sejdiun …dhe mbase ndonjë grupacion tjetër eliminuan para kohe …

Dilema lidhur me zgjedhjet e kandidaturave për TETOVËN -GOSTIVARIN-KËRÇOVËN -STRUGËN janë direkt nën komandën e grupacionit të udhëhequr nga ZKPRMV Artan Grubi dora vetvendosëse por me miratimin dhe bekimin e ALI AHMETIT …edhe pse dihet se gati 99% do jenë kandidatura veç të pame …por varet se LSDM kë edhe do miratoje ndër komunat shqiptare për pranim koalicionesh …pra BDI do prese LSDM deri në fund të Gushtit …nuk duhet haruar se KOngresi i fundit i BDI ALI AHMETIT ia ka lënë të vendosë pikën ta vejë mbi i edhe te disa kandidatura tjera si në Saraj etj …mos e shqetsoni Tigrin e BDI-së A.G.

Lëvizja BESA njëjtë pret fund gushtin dhe dritën e gjelbërt nga koalicioni i mundshëm me LSDM pra eliminimi i BDI-së nga koalicionimi (ashtu e paralajmërojnë nga Besa befasinë )..

ndërsa opozita e votuesve shqiptar si bllok i organizuar koalicioni ASH-AAA nga 15 korriku-15 gusht siç tha Taravari do i shpalose kandidaturat….

========================================

lajmi aktiv që qarkullon

https://shenja.tv/video-taravari-ne-zgjedhje-do-te-bashkepunojme-me-cdo-parti-qe-ka-kredibilitet/

(VIDEO) TARAVARI: NË ZGJEDHJE DO TË BASHKËPUNOJMË ME ÇDO PARTI QË KA KREDIBILITET

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kandidatët e tyre për zgjedhjet lokale do t’i shpalosin nga 15 korrik deri më 15 gusht. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari konfirmoi kandidimin e tij për edhe një mandat të Komunës së Gostivarit, edhe pse siç tha për këtë do të vendos partia. Më tej, Taravari tha se do të bashkëpunojnë me çdo parti serioze.

Arben Taravari, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

“Aleanca për Shqiptarët së bashku me Alternativën  as që diskutohet se do të ketë bashkëpunim me më shumë parti edhe me maqedonase edhe shqiptare edhe turke edhe rome, me të gjitha partitë të cilat kanë njëfarë kredibiliteti në komunat ku garojmë ne. N.q.s. e shohim të arsyeshme dhe e shohim se p/sh. Një parti politike liberal-demokrate në Gostivar ka një sasi të konsiderueshme të votave, as që do e kemi mëdyshje që të ulemi me to dhe ta kërkojmë përkrahjen e tyre”.

Sipas tij, LSDM-ja nuk dallon shumë prej regjimit të kaluar të Gruevskit. Për VMRO-në tashmë të reformuar, thotë se nuk kanë ndonjë përvojë, por mendon se ia vlenë t’i jepet shansë.

Për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë ishte deklaruar edhe LSDM-ja. Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se kandidatët e tyre për garën e zgjedhjeve lokale do t’i publikoj në gusht, megjithatë, nuk e përjashtoi mundësinë që disa të dihen edhe më herët, por e gjithë kjo sipas tij do të varet nga analizat që do t’i bëjnë për çdo kandidatë veçmas.

Listat me kandidatët në garë për qeverisjen e komunave në mandatin e  ardhshëm në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, duhet të dorëzohen në gjysmën e parë të shtatorit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments