16.1 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeLSDM: Heshtje e Mickoskit për vendimin e Strasburgut

LSDM: Heshtje e Mickoskit për vendimin e Strasburgut

Hristijan Mickoski hesht për vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ai nuk ka virtyt t’u kërkojë falje qytetarëve – akuzojnë nga LSDM-ja në pushtet.

Nga partia e kryeministrit Kovaçevski thonë se VMRO-DPMNE ka humbur dhe se përpjekja e tyre për të shkatërruar shtetin e së drejtës, për të mbrojtur krimin dhe kriminelët në radhët e tyre, sipas tyre ka rezultuar e pasuksesshme, përcjell KlanMacedonia.

“Dështoi abolimi i paligjshëm me të cilin Gjorge Ivanov u përpoq të rrëzonte rendin juridik për të mbrojtur ish-funksionarët e VMRO-DPMNE-së nga përgjegjësia. Për shkak se qëllimi i abolimit të Ivanovit ishte të shpëtonin veten nga ndjekja penale, qëllimi i tyre ishte që të mos kishin fare gjykim. Vendimi i Strasburgut nënkupton se nuk ka falje, por vazhdim të të gjitha procedurave para gjykatave të pavarura maqedonase”, thuhetn në reagimin e LSDM-së./KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments