Informacioni i fundit i dhënë LSDM-së tregon se Nikola Gruevski tashmë zotëron një pasaportë hungareze dhe serbe.
Nëse i arratisuri nga drejtësia ka marrë një pasaportë serbe dhe hungareze, është e qartë se aleatët dhe mbrojtësit e tij politikë, Orban dhe Vuçiç, mentorët politikë të Mickoskit, qëndrojnë pas kësaj.
Padyshim, mosveprimi i qeverisë së Mickoskit dhe refuzimi i vazhdueshëm për të dërguar një kërkesë të re për ekstradim është një përpjekje e qëllimshme për t’i lënë hapësirë Nikola Gruevskit dhe për ta mbrojtur atë.
Ndërsa vendet e tjera, si Polonia, për shembull, veprojnë shpejt, Mickoski po i blen kohë Gruevskit.
Mickoski dhe VMRO-OKG nuk po bëjnë asgjë. Ata nuk duan që Gruevski të kthehet në Maqedoni dhe nuk duan që ai të përballet me drejtësinë.
Kjo është mbrojtja klasike e Nikola Gruevskit nga Hristijan Mickoski.
