4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeLSDM: Grubi mbron shkëlqyeshëm qëndrimet e VMRO-së, do të ishte potencial për...

LSDM: Grubi mbron shkëlqyeshëm qëndrimet e VMRO-së, do të ishte potencial për post në këtë parti (VIDEO)dec2,2014

Një lajm i vitit 2014 ka filluar të aktualizohet në rrjet. Bëhet fjalë për përplasjet e dikurshme mes LSDM-së dhe BDI-së, kur partia e Zaevit e cilësonte Artan Grubin si mbrojtës të shkëlqyer të qëndrimeve të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE’së, përcjell in7.

Ja lajmi i plotë nga Televizioni Alsat:

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev tha sot se bomba që ka në dorë opozita do të publikohet, pavarësisht epilogut të bisedimeve të mundshme me VMRO-në. Ai theksoi se publikimi i skandaleve që ka në dorë është obligim i opozitës, dhe taktizimi i opozitës nuk ka asgjë të përbashkët me bisedimet me VMRO-në. Sipas Zaev, LSDM-ja do ta eksplodojë bombën ashtu siç është parashikuar në strategjinë e tyre. “E vërteta e argumenteve dhe dëshmive nuk ka lidhje me bisedimet ose marrëveshjet eventuale. E vërteta është obligim sikur për ju mediat, ashtu edhe për ne qytetarët. Ajo është obligim para se gjithash kushtetues, që ta ndajmë me qytetarët”, tha Zoran Zaev, LSDM. Edhe deputeti i BDI-së Artan Grubi ka folur sot tërthorazi lidhur me bombën e LSDM-së, dhe zërave se publikimi i saj do të godiste edhe marrëdhëniet ndëretnike në përgjithësi, dhe BDI-në në veçanti. Grubi tha se nxitja e marrëdhënieve ndëretnike nuk është rruga e duhur që LSDM-ja të vjen në pushtet. “Nga viti 2002 deri sot, herë njëra parti maqedonase, herë tjetra, janë përpjekur që të vijnë në pushtet përmes Ali Ahmetit dhe BDI-së. Këtë po e shohim nga viti 2008 deri në vitin 2014 gjithashtu edhe si pjesë e strategjisë edhe të opozitës maqedonase dhe ca opinion-bërësve të afërt me opozitën maqedonase. Është për të ardhur keq gjithë kjo përpjekje që tërthorazi të arrihet në pushtet. Nuk mund të arrihet në pushtet me nxitjen e marrëdhënieve ndëretnike, me rrugë dytësore si dhe sulmeve indirekte ndaj shumicës parlamentare për të arritur qëllimin të cilin ju e keni paraparë”, deklaroi Artan Grubi, deputet i BDI-së. Deklarata e deputetit Grubi në Kuvend nxiti reagim të ashpër nga LSDM-ja opozitare. “Është vërtetë keq për deputetin e BDI-së Artan Grubi që u mbyll konkursi për drejtor të Qendrës për Komunikime të VMRO DPMNE-së. Duke u bazuar në qëndrimet dhe mendimet që prezanton Grubi në opinion, ai do të ishte potencial i shkëlqyer për këtë post në VMRO DPMNE”, thuhet në reagimin e LSDM-së. Ndryshe, lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot nuk deshi të komentojë spekulimet që sillen në opinion rreth asaj se çka përmban pakoja bombë e opozitës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments