LSDM nëpërmjet një kumtese thotë se “edhe në kohë krize shëndetësore, me të cilën ballafaqohet shteti unë dhe e gjithë bota, VMRO-DPMNE përpiqet të fitojë politikisht”.
“Përderisa institucionet, punonjësit shëndetësorë, zyrtarët shtetërorë, të punësuarit në polici dhe armata, të gjithë luftojnë kundër coronavirusit, vetëm VMRO-DPMNE qëndron anash dhe bën politikë dhe popullizëm. Destruktiviteti, lajmet e rreme që për çdo ditë publikohet nga pallati i bardhë janë rrezik për qytetarët”, shprehen nga LSDM.
Nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE ka gënjyer për pajisjet mbrojtëse të punëtorëve shëndetësorë me qëllim që të krijojnë frikë dhe mosbesim te qytetarët.
“Gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ofruan asnjë ide, nuk dhanë asnjë propozim si si më lehtë dhe më shpejtë të tejkalohet kriza ekonomike dhe shëndetësore”, thonë nga LSDM.