6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeLSDM e BDI po harmonizojnë programet! Ende askund nuk përmendet “kryeministri shqiptar”

LSDM e BDI po harmonizojnë programet! Ende askund nuk përmendet “kryeministri shqiptar”

Edhe sot kanë vazhduar bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së për koalicion në 4 vitet e ardhshme. Takimi i kësaj të diele është zhvilluar në nivel të sekretarëve gjeneral, të cilët, siç thuhet në njoftimet e dy partive, po harmonizojnë programet partiake për të dalë me një program të përbashkët për 4 vitet e ardhshme.

“Pasi të dy partitë vendosën parimet e koalicionit dhe përcaktimet e një qeverie të mundshme të përbashkët të ardhshme, sot ata po punojnë për harmonizimin e programeve fituese të zgjedhjeve të të dyja palëve dhe krijimin e një programi pune katër vjeçar të qeverisë së ardhshme, plotësisht të angazhuar për ekonominë, drejtësinë, barazinë dhe integrimin”, thonë nw kumteswn e pwrbashkwt nga LSDM-BDI.

Televizioni 21 nga burime të kyçura direkt në negociata dje raportoi se LSDM dhe BDI tashmë në parim kanë arritur marrëveshje. E për këtë ‘marrëveshje në parim’ sot informojnë edhe vetë palët.

“Shpërndarja e përgjegjësive sipas departamenteve në koalicionin e ardhshëm është duke u zhvilluar, një proces në të cilin është bërë përparim i mirë dhe është arritur marrëveshje në parim. Të dy palët janë zotuar të propozojnë drejtues të institucioneve të përshtatshëm, të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë që do të zbatojnë programin në mënyrë të suksesshme gjatë një mandati të plotë katër vjeçar”, shtojnw nga LSDM-BDI.

Veç fjalëve që lënë të kuptohet se bisedimet po ecin mirë, në kumtesat e LSDM-së dhe BDI-së askund nuk përmendet çështja e kryeministrit shqiptar.

Nga ajo që TV21 dje mësoi nga burime të tij, çështja e kryeministrit negociohet nga vetë kryetarët Zaev dhe Ahmeti. I njëjti burim tregon se ende nuk ka marrëveshje finale për kryeministrin. Thotë se “LSDM nuk lëshon pe, ndërsa BDI insiston”. Por nga ana tjetër palët janë duke biseduar edhe për atë se si do të plasohet në opinionin publik puna e Kryeministrit shqiptar nëse eventualisht arrijnë një marrëveshje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments