Kryeministri Zoran Zaev sot në LSDM ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni I Kryetarit të partisë. Konform statutit partiak, me dorëheqjen e Kryetarit, në dorëheqje është edhe e gjithë udhëheqësia e socialdemokratëve.
Zaevi, sic paralajmëroi, do të mbetet një kohë të caktuar në funksionin e Kryeministrit, deri sa të sigurohet shumica parlamentare, për shkak se sikurse partitë e koalicionit, edhe ai vlerëson se nuk duhet të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
LSDM-ja sot njoftoi se në vazhdë e sipër janë konsultat e përditshme dhe takimet e punës me partnerët e koalicionit të shumicës parlamentare, si dhe me udhëheqësinë më të lartë të LSDM-së.
Përfaqësuesit e të gjitha partive të shumicës parlamentare kanë konfirmuar se shumica në Kuvend është stabile dhe kanë shprehur mbështetje për qeverinë e shumicës aktuale parlamentare në krye me LSDM-në