15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeLSDM: BDI duhet të përgatitet për opozitë

LSDM: BDI duhet të përgatitet për opozitë

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “BDI duhet të ndalohet ta partizojë shëndetësinë dhe në vend që të organizojnë protesta më mirë është që këto 15 ditë zgjedhjet t’i shfrytëzojnë për të bërë plan 4 vjeçar për reforma dhe demokratizim të partisë”.

Nga LSDM thonë se katër vjet opozitë është mjaftueshëm për reforma në parti, njofton Telegrafi Maqedoni.

“BDI duhet ta kuptojë se besimi te qytetarët ndërtohet ndër vite, dhe jo me propagandë nacionaliste dhe populliste në 15 ditët para zgjedhjeve”, shprehen nga LSDM.

Ata shtojnë se shëndeti i qytetarëve dhe mirëmbajtja e sistemit shëndetësor stabil janë më të rëndësishme nga dëshira për përfitimin e tyre partiak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments