7.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeLSDM ankohen për Maksimin! Ankesa ka edhe E majta, por Antikorrupsioni i...

LSDM ankohen për Maksimin! Ankesa ka edhe E majta, por Antikorrupsioni i refuzon

LSDM është ankuar deri te antikorrupsioni se kandidatit të pavarur për kryetar të Kumanovës, Maksim Dimitrievskit, i është mundësuar që të reklamohet në më shumë bilborde reklamuese sesa është e lejuar në bazë të Kodit zgjedhor. Nëse nga KSHZ i janë miratuar 3 lokacione për reklamim, ai shfrytëzon 9. Lokacionet tjera i janë siguruar në bazë të sistemit – i parë që vjen, shërbehet i pari.Në ankesë thuhet se me seri veprimesh të kandidatit të pavarur për kryetar të Kumanovës, i propozuar nga grup i votuesve, Maksim Dimitrievski, i është mundësuar që të shfrytëzojë më shumë bilborde reklamash nga 10% e parashikuar me ligj”, njoftoi Biljana Ivanovska, kryetare e KShPK-së.

KSHPK ka kërkuar nga komuna e Kumanovës që të parashtrojë vendim për lokacionet e bilbordeve reklamuese që shfrytëzohen në periudhën zgjedhore. Kanë kërkuar edhe të dhëna nga KSHZ, për shortin për ndarjen e lokacioneve për reklamim politik përmes bilbordeve reklamuese. Ndërsa në përgjigjen e Dimitrievskit në lidhje me këtë ankesë thuhet:

“Kandidati ka vepruar në përputhje me nenin 78 paragrafi 7, të Kodit zgjedhor. Nëse ndonjë parti politike, koalicion apo kandidat nuk e shfrytëzon përqindjen e plotë për të marrë me qira bilborde reklamuese apo lokacione, partitë tjera politike, kandidatët e pavarur, kanë të drejtë që të njëjtat t’i marrin me qira”, njofton më tej Ivanovska.

Në ankesën e partisë “E Majta” deri te KSHPK thuhet se kandidatja për kryetare të Shkupit në këto zgjedhje lokale, Danella Arsovska, nuk ka marrëveshje për koalicion me VMRO-DPMNE, andaj sipas tyre:

“E denoncuara me status të pranuar të pjesëmarrësit në fushatë zgjedhore në përputhje me Kodin zgjedhor nuk ka të drejtë të shfrytëzojë të drejtat për prezantim të paguar politik dhe mjetet financiare për reklamim politik që i takojnë koalicionit opozitarë “Ripërtëritja e Maqedonisë” udhëhequr nga VMRO-DPMNE”, tha Nuri Bajrami, anëtar i KShPK-së.

Në Kodin zgjedhor nuk është paraparë dispozitë për nënshkrimin e patjetërsueshëm të marrëveshjes për koalicion, që të mundet kandidati i pavarur për kryetarë të qytetit të Shkupit, të shfrytëzojë të drejtat për prezantim mediatik që i takojnë subjektit tjetër politik thuhet në përgjigjen e Arsovskës deri te KSHPK. Ajo thirret në pikën 5 të udhëzimit për reklamim të paguar politik në zgjedhjet lokale, të miratuar nga ASHMAA.

“Në rastin konkret fare nuk ekziston financim joligjor i fushatës së kandidates së pavarur për kryetare të qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, thuhet në prononcimin e Danella Arsovskës, e as që ekzistojnë indice për korrupsion apo konflikt interesi apo ndonjë aktivitet tjetër që është në domenin e KSHPK”, shton Bajrami.

Që të dy ankesat janë refuzuar për shkak se informacionet në ankesat nuk janë konfirmuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments