16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeLotët e Bujar Osmanit për bullgarët, goditje e ashpër nga Skender Rexhepi...

Lotët e Bujar Osmanit për bullgarët, goditje e ashpër nga Skender Rexhepi – Zejd

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, mbrëmë në “Click Plus” në TV21, tha se nëse është e rëndësishme për Bullgarët, ata mund të shtohen në Kushtetutë, megjithëse askush nuk e kërkoi atë në bisedimet zyrtare, përcjell zhurnal.mk.

Pas deklaratës së Osmanit, vjen reagimi i ashpër nga deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejd. Sipas tij, turpi i Osmani është se ai nuk mërzitet për shqiptarët, ndërsa derdh lot për bullgarët.

Në vijim postimi i Rexhepit

“PACIENTI” I PUNËVE TË JASHTME – GODET PËRSËRI
Iu duk pak që propozoi për ambasador në SHBA, një shovinist maqedonas me duar të përgjakura nga dhuna e ushtruar mbi shqiptarët, iu duk pak që rrotulloi eshtrat e shqiptarëve të vrarë nën urdhërin e po atij shovinisti, që tash të trazojë edhe dhimbjet politike dhe kombëtare të shqiptarëve.
“Pacienti” mbrëmë propozoi ndryshime kushtetuese që edhe bullgarët të bëhen pjesë e saj!!!
Imagjinoni, po në këtë kushtetutë, më e shtrenjta shqiptare – GJUHA, turpshëm llogaritet me përqindje, e tipi nuk e pa fare të arsyeshme të përmend nevojën e ndryshimeve kushtetuese që përfundimisht të largohet ky turp mbi shqiptarët, ndërsa derdh lot për bullgarët.
EH, KËSAJ I THONË KE MBETUR ME TË QAJT ME GRATË E ZAJAZIT!!!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments