12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeLogot e BDI-së në pakot e ndihmave për Shqipërinë, ja çfarë thotë...

Logot e BDI-së në pakot e ndihmave për Shqipërinë, ja çfarë thotë Ali Ahmeti?!

Gjatë ditës së djeshme janë publikuar pako me ushqime në të cilat ishin vendosur logoja e BDI-së. Ky veprim ka nxitur reagime në rrjetet sociale nga ana e qytetarëve, por edhe disa oponentëve politik. Megjithatë lidhur me këtë ka folur sot kreu i BDI-së, Ali Ahmeti duke thënë se ka qenë vlerësim i aktivistëve të Bashkimit Demokratik për Integrim të vendoset logoja partiake në paketat për ushqim dërguar personave që u prekën nga tërmeti në Shqipëri. “Ky është vlerësim i aktivistëve nëse kanë vendosur logon e BDI-së. Unë mendoj se fushata zgjedhore nuk ka filluar akoma. Zgjedhjet do të mbahen më 12 prill vitin e ardhshëm”, tha Ahmeti duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me vendosjen e logos së partisë në paketat për ndihmë që i ka dërguar dega e partisë nga Saraji. (INA)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments