8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaKuriozitete‘Logjikë’ talibane: Djegin instrumentet muzikore se janë imorale

‘Logjikë’ talibane: Djegin instrumentet muzikore se janë imorale

Zyrtarë të pushtetit fanatik islamist në Afganistan e gjetën të merren kanë djegur disa instrumente muzikore në Afganistan, me pretendimin se muzika shkakton “korrupsion moral”.


Siç raporton BBC, pajisjet muzikore të cilave iu vu zjarri  të shtunën në provincën perëndimore të Heratit, kapin vlerën e mijëra dollarëve.

Instrumentet e djegura në Herat përfshinin: kitara, harmonika , daulle amplifikatorë dhe altoparlantë, Shumë prej tyre ishin sekuestruar nga dasmat që mbaheshin në qytet.

Ahmad Sarmast, themeluesi i Institutit Kombëtar të Muzikës në Afganistan, i krahasoi veprimet e tyre me gjenocid kulturor dhe vandalizëm muzikor.

“Popullit të Afganistanit i është mohuar liria artistike… Djegia e instrumenteve muzikore në Herat është vetëm një shembull i vogël i gjenocidit kulturor që po ndodh në Afganistan nën udhëheqjen e talebanëve,” tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments